Moncafè IT

Moncafe përfaqëson një histori në përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të kafesë, një traditë që ruhet me fanatizëm dhe që  përmirësohet falë teknologjisë bashkëkohore dhe kontrollit rigoroz të cilësisë.

Moncafè, Histori
Vëllezërit Sampietro krijuan fabrikën e pjekjes dhe bluarjes së kafes Moncafè në vitin 1975, pas një përvoje të gjatë si shpërndarës dhe mirëmbajtës makinerish profesionale për kafenë ekspres.

Ndërmarrja, profili ynë
Moncafè, gjithmonë e vëmendshme ndaj Specialitetit dhe Cilësisë

Moncafè është një ndërmarrje industriale për pjekjen dhe bluarjen e kafesë, e specializuar në prodhimin e ekspresit tradicional italian. Kafeja paketohet kokërr për lokalet dhe e bluar në kapsula të gatshme për sektorin e shitjeve për zyra dhe konsum familjar. Vëllezërit Sampietro e krijuan fabrikën Moncafè në vitin 1975, pas një përvoje të gjatë si shpërndarës dhe mirëmbajtës makinerish profesionale për kafenë ekspres, e cila i bëri të njihnin shkëlqyeshëm tregun dhe kërkesat specifike të klientëve mbi shijen dhe cilësinë e kafesë. Mbi 30 vjet punë i mësuan Moncafè-së rëndësinë e ekuilibrit mes çmimit dhe cilësisë së lartë dhe e bënë të aftë të konkurrojë me markat lider të këtij sektori.

Prodhimi, Moncafè
Ideale për kafenenë tënde.

Moncafè ka investuar në një impiant të ri prodhimi krejtësisht automatik, që garanton një kapacitet prodhues prej 300,000 kg kafe në muaj. Teknologjia e lartë dhe organizimi efikas e bëjnë Moncafè-në lider për shërbimet e furnizimit në tregjet me nivel dhe konkurrencë të lartë.

Kontrolli i Cilësisë, Moncafè
Objektivi: Një produkti i shkëlqyer dhe i sigurtë.

Kërkimi i të përkryerës na shtyn të shikojmë larg dhe të zhvillojmë gjithçka që lidhet me krijimin e kafesë ekspres. Jemi krenarë që Moncafè në vitin 1998 fitoi Çmimin e Exelencës (Award Of Excellence) nga Instituti Amerikan i Shijes – një ekip me kuzhinierët më të mirë amerikanë që çdo vit provojnë dhe vlerësojnë çdo kafe që importohet në SHBA. Që nga viti 1999 Moncafè ka zbatuar një sistem cilësie sipas normës UNI EN ISO 9002, konvertuar dhe përditësuar më pas sipas normës UNI EN ISO 9001:2000 dhe gërshetuar me vënien në zbatim të vetëkontrollit sipas sistemit HACCP. Kafeja u nënshtrohet qindra kontrolleve dhe seleksionimeve përpara se të paketohet dhe pastaj t’i shërbehet klientit. Materiali i qeses e mbron produktin nga lagështira dhe nga ndryshimet e temperaturës.

  • Autostrada Tiranë - Elbasan
  • Km 0
  • Tiranë Albania