Këshilla për konsumatorin

Shijimi i kafesë është një art i vërtetë. Dhe s'po flasim në mënyrë figurative, ekziston një material shumë i gjerë për kulturën e kafesë. Ne s'mund të ndalemi në detaje po ajo që mund të themi shkurt është kjo:
mund të ndajmë shijimin e kafesë në dy momente sintetike:

  • Faza 1. Fillimi i pirjes.
  • Faza 2. Mbarimi i kafes, shija e lënë pas e quajtur passhija (nga italishtja "retrogusto").

Ekspertët e çertifikuar të kafes (assaggiatori del caffè) thonë :"un buon caffè non gratta la lingua", pra "një kafe e mirë s'ta gërvisht gjuhën". Kujtoheni këtë thënie në momentin sa e nisni kafen. Këtë këshillë ua rekomandojmë për fazën 1. Kurse pasi ta keni mbaruar kafen, faza 2, kur ajo është e mirë, duhet t'ju lërë një ndjesi të pëlqyeshme që duhet të zgjasë për të paktën 20 minuta.
Ne, "alla shqiptarçe" përdorim shprehjet "s'dua t'ia prish kafes" apo "kjo kafe ma mban mirë gojën ". Kemi kuptuar "retroguston" edhe vetë thjesht nga eksperienca.

  • Autostrada Tiranë - Elbasan
  • Km 0
  • Tiranë Albania