Historia e shoqërisë | Moncafe

Historia e shoqërisë

Themelohet që në 4 dhjetor 1991 nga Adrian Haskaj, ortaku dhe administratori i firmës dhe dy ortakët e tjerë, vellezërit e tij, Ismeti dhe Kastrioti.
Kishin formime të ndryshme: Adriani, një inxhinier i ri elektronik i porsadiplomuar, Ismeti, pedagog në Akademinë Ushtarake dhe Kastrioti me background të gjuhëve të huaja.
Në Nëntor të vitit '90 Adriani ( shokët i flasin Luke) shkon në Itali para "eksodit " të madh. Eksperienca ne Itali, pasioni për kafen dhe mbi të gjitha baza e një karakteri të mprehtë, kurajoz dhe entuziast i jep maturinë dhe shtytjen për të  ndërmarrë një iniciativë ekonomikisht dhe financiarisht të vështirë në ato fillime: ndërtimin e një aktiviteti ekonomik me bazë kafenë ekspres, një produkt i ri për traditën shqiptare.
Me shumë sakrifica dhe me një punë të devotshme të tij dhe të të dy vellezërve si dhe mbështetjen e të atit Luto, sot Shoqëria është ndër më të fuqishmet në Shqipëri dhe jo vetëm, synon tregje të tjera të reja  dhe ka një staf të kualifikuar prej 35 punonjësish, një stabiliment të ri me arkitekturë moderne, mjete dhe investime të shumta.

  • Autostrada Tiranë - Elbasan
  • Km 0
  • Tiranë Albania