FAEMA

FAEMA

Prodhuesi dhe shpërndarësi më i mirë në botë i pajisjeve profesionale për kafenë ekspres, ofron një gamë produktesh me cilësi të lartë, mbështetur nga një rrjet i specializuar shërbimesh.
Kontribuon ndjeshëm në zhvillimin botëror të kulturës së kafesë duke i ofruar konsumatorit kafenë më të mirë ekspres, bazuar në përvojën e marrëdhënieve me konsumatorin dhe objektiva të përbashkëta afatgjatë.

Fillimet

Në1945 Carlo Ernesto Valente hapi një punishte ekspresësh kafeje në Milano; ky ishte fillimi i Faemas. Historia e Faemas është tipike e zhvillimit industrial të Italisë në vitet e pasluftës. FAEMA do të thotë“Fabbrica Apparecchiature ElettroMechaniche e Affini”(Fabrikë Aparaturash Elektro-Mekanike e të ngjashme); ky emër sjell frymën e kohës.

E61

Falë cilësisë së lartë dhe teknologjisë së produkteve të saj, prania e Faemas në treg u ndje menjëherë dhe  shumë shpejt u bë e aftë të shprehte gjendjen shpirtërore të kohërave.
Vitet ‘50 ishin një moment historik.
Mbetet një objekt aq elegant sa që edhe sot kërkohet shumë nga të apasionuarit dhe ishte modeli që përcaktoi standartet e funksionalitetit duke përdorur një pompë elektromagnetike në vend të asaj manuale apo hidraulike.

Legjenda vazhdon

Në vitet ‘70 Faema projektoi ekspresin superautomatik X5, pararendës i linjës Granditalia që do të hidhej në treg në vitin 1996. Të projektuar nga Giugiaro, E91 dhe E92 Elite janë shembuj të kohëve të fundit që kanë fituar respektin e banakierëve në të gjithë botën.
Ata gjithashtu kanë ndihmuar në mbajtjen gjallë të traditës së një kompanie që gjithmonë ka kërkuar një shkrirje ideale të teknologjisë më të lartë me elegancën në paraqitje.

Sot

Sot Faema është pjesë e një grupi lider në prodhimin dhe shpërndarjen e aparaturave të kafesë ekspres dhe kapuçinos. Grupi operon në më shumë se 100 shtete përmes një rrjeti të kualifikuar shpërndarjeje dhe shërbimesh.

Fabrikat e prodhimit

Selia qëndrore e kompanisë është në Binasco, afër Milanos. Fabrikat zënë një sipërfaqe prej 75,000 metrash katrorë, me 40,000 metra katrorë të mbuluara. Grupi ka 550 punonjës dhe ka filiale jashtë vendit.

Kërkimi & Zhvillimi

35 inxhinierë projektojnë produktet dhe zhvillojnë paketat elektronike dhe programet. Kompania është krenare për departamentin e saj të kërkimit dhe zhvillimit që kontribuon në ruajtjen e standarteve shumë të larta teknologjike që kërkon tradita e Faemas.

Shërbimi mbështetës

Shërbimi mbështetës, i përbërë nga 37 teknikë të specializuar, është i organizuar sipas gjuhëve dhe garanton mbështetjen e duhur për të gjitha qendrat e asistencës në të gjithë botën. Zyrat qendrore në Binasco janë të pajisura me një qendër trajnimi moderne.

Produktet

Gama e gjerë e produkteve Faema është në gjendje të përmbushë të gjitha nevojat.
Janë të disponueshme mbi 60 modele ekspresësh kafeje tradicionalë e superautomatikë dhe mullinj kafeje.

  • Autostrada Tiranë - Elbasan
  • Km 0
  • Tiranë Albania