Ekspresi dikur

Ekspresi i mirë dikur ishte nje lluks, e gjeje në ato të pakta lokale të ashtëquajtura "turizme". Edhe kafeja krudo nuk gjendej lehtë, kjo për shkak të politikave bllokuese ekonomike të shtetit të atëhershëm.
Brezit të ri do t'i dukej qesharak fakti që për të bërë një kafe tradicionale turke numëroheshin kokrrat e kafes një më një si të ishin flori.
Nga produkt luksi, sot kafeja është bërë produkt konsumi i përditshëm, simbol i momentit shlodhës, i bisedave me shoqërinë apo i diskutimeve rreth punës.

  • Autostrada Tiranë - Elbasan
  • Km 0
  • Tiranë Albania